Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori Kelmendi së bashku me Kryesuesin Hajdaraj pritën në takim Drejtorin e Akademisë së të Drejtës Evropiane (ERA), z.Jean-Philippe

Prishtinë, 15 korrik 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Ardian Hajdaraj dhe me Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, z.Enver Fejzullahu, priti në takim Drejtorin e Akademisë së të Drejtës Evropiane (ERA), z.Jean-Philippe, me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe për intensifikimin e aktiviteteve të Akademisë së të Drejtës Evropiane, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të sistemit prokurorial për zbatimin e të drejtës së BE-së.

Fillimisht, Kryesuesi Hajdaraj ka njoftuar z.Jean-Philippe për nevojat e sistemit prokurorial në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, duke theksuar se sistemi prokurorial përbëhet nga prokurorë të rinj dhe se janë të mirëpritura trajnimet specifike, sidomos ato që ndërlidhen me temat e luftimit efikas të korrupsionit, shpëlarjes së parasë, krimeve kibernetike dhe krimit të organizuar.

Gjatë diskutimeve të është kërkuar që në trajnimet online që organizohen nga ERA të marrin pjesë prokurorët dhe, njëkohësisht, të shfrytëzohen materialet trajnuese që publikohen në uebfaqen e kësaj akademie evropiane.

Programet e Akademisë së të Drejtës Evropiane (ERA) ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me trajnime për rritjen e kapaciteteve, duke aftësuar dhe përgatitur prokurorët dhe gjyqtarët e vendeve