Prishtinë, 3 shkurt 2025 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi i shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Sami Istrefi, morën pjesë në takimin e përbashkët të Koordinatorit të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) z. Burhan Maxhuni me udhëheqësit e zyrave regjionale për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave.
Gjatë këtij takimi u diskutua raporti vjetor i punës për vitin 2024 i ZMNV-së si dhe sfidat e kësaj zyrjeje për vitin 2025.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe profesionale për viktimat e krimit, në këtë takim u diskutua edhe Plani i Punës së Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave për vitin 2025.
Me këtë rast Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës ofruan mbështetje për Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave si dhe inkurajuan Koordinatorin e ZMNV dhe udhëheqësit e zyrave regjionale që të vazhdojnë të mbështesin viktimat e krimit.