Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori i Shtetit po merrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt BE-së – Fuqizimi i Integritetit dhe Pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”

Ljubljanë, 10 mars 2025 – Me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë së Sllovenisë dhe Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt BE-së – Fuqizimi i Integritetit dhe Pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Ljubljanë të Sllovenisë.

Kjo konferencë bashkoi udhëheqës të institucioneve të drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë, agjencive ligjzbatuese, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërisë civile për të diskutuar prioritetet dhe sfidat e përbashkëta në çështjet e sundimit të ligjit, përkatësisht forcimin e kulturës së integritetit të institucioneve, angazhimin drejtë fuqizimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shkëmbimin e përvojave nga fusha e drejtësisë penale.

Përveç U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës në këtë konferencë janë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Ministrja e Drejtësisë, Drejtori i Policisë dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.