Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme

Prishtinë, 28 prill 2025 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e rregullt të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e të gjitha prokurorive të Republikës së Kosovës dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë takim, rëndësi të veçantë iu kushtua rritjes së efikasitetit në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe shitjes së kësaj pasurie konform dispozitave ligjore.

Po ashtu, z. Kelmendi diskutoi me kryeprokurorët edhe për çështjen e ngritjes së aktakuzave pa marrjen në pyetje të të pandehurit.

Në takim u trajtua edhe zbatimi i Udhëzimit lidhur me lëndët narkotike, me ç’rast secili kryeprokuror i prokurorisë përkatëse njoftoi për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë çështje.

Në fund u theksua nevoja e rritjes së efektivitetit të prokurorive gjatë raportimeve periodike dhe vjetore të punës së tyre.