Prishtinë, 25 Tetor 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në Konferencën e Dytë Vjetore të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit me “Evoluimet në Drejtësinë Kushtetuese Bashkëkohore – Shembulli i Rajonit të Ballkanit”, organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.
Në sesionet e Forumit të Gjykatave Kushtetuese u diskutuan tema profesionale si dhe u shkëmbyen praktikat më të mira në fushën e drejtësisë kushtetuese.
Pjesëmarrës në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare ishin udhëheqës dhe përfaqësues të institucioneve, kryetarë dhe gjyqtarë të Gjykatave Kushtetuese nga vende të ndryshme, profesor eminent dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe kryeprokurorë dhe kryetarë të gjykatave të Republikës së Kosovës.