Share on

Facebook

Telegram ngushëllimi nga ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, për familjen e ish-Kryeprokurorit të Shtetit, z. Ismet Kabashi

Prishtinë, 14 prill 2025

E nderuara familja Kabashi,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe ish-kolegut tonë, z. Ismet Kabashi.

Ai ishte një figurë e shquar e drejtësisë dhe një udhëheqës i përkushtuar. Kontributi i tij në fuqizimin e sistemit prokurorial do të kujtohet gjithmonë me nderim.

Ish-Kryeprokurorin e Shtetit, z. Kabashi, do ta mbajë mend si një njeri modest, me integritet, bashkëpunimi me të cilin ka qenë një shembull i mirë i profesionalizmit dhe i angazhimit për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë, duke ndihmuar kështu në avancimin e reformave të nevojshme dhe në përballimin e sfidave të shumta me të cilat është përballur institucioni i Prokurorit të Shtetit.

Bashkëndjejmë dhe dëshirojmë të ndajmë me Ju këto momente dhimbjeje.

Shpirti i tij pushoftë në paqe!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë,

Ish-Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumezi