Share on

Facebook

Koordinatorja Kombëtare për Dhunë në Familje, Laura Pula u takua me monitoruesen për drejtësi të misionit të EULEX-it

Prishtinë, 16 maj 2025 – Koordinatorja Kombëtare për Dhunë në Familje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, ka zhvilluar një takim me Dr. Sara Ozturk, monitoruese për drejtësi nga misioni i EULEX-it në Kosovë.

Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan mbi përpjekjet e përbashkëta për adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe ranë dakord për hapat e ardhshëm bashkëpunues. Një ndër veprimet konkrete që do të ndërmerren është organizimi i një tryeze të rrumbullakët, ku do të marrin pjesë prokurorë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, agjencive përkatëse dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në luftën kundër dhunës në familje në Kosovë.