Prishtinë, 20 prill 2025
Të nderuar qytetarë të besimit katolik,
Në emrin tim dhe të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve.
Pashkët na inkurajojnë të besojmë te e mira, të kultivojmë vlerat qytetëruese për një të ardhme më të ndritur dhe të angazhohemi së bashku për ndërtimin e një vendi ku mbizotëron paqja dhe drejtësia.
Le të jetë kjo ditë e shenjtë një kohë e reflektimit dhe ringjalljes së shpresës në zemrat tona.
Me respekt,
U.D. Kryeprokuror i Shtetit
Besim Kelmendi