Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim përfaqësuesë të platformës Lexdoks

Prishtinë, 14 korrik 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e platformës për hulumtim të integruar ligjor në Kosovë, Lexdoks.com, z. Alban Muriqi dhe z. Alban Krasniqi.

U. d. kryeprokurori Kelmendi dhe përfaqësuesit e platformës Lexdoks patën diskutim produktiv mbi rolin e teknologjisë në avancimin e hulumtimit ligjor për nevojat e prokurorisë. Nga përfaqësuesit e platformës u prezantua edhe mundësia që sistemi prokurorial të përfitoj nga çasja në këtë platformë. 

Përfaqësuesit e platformës Lexdoks i prezantuan U.D. Kryeprokurorit Kelemndi karakteristikat dhe mundësitë që përdorimi i kësaj platforme do të krijonte për Prokurorët dhe stafin e sistemit Prokurorial të Kosovës. 

Lexdoks.com është platformë e mençur kërkimi që u mundëson përdoruesve qasje të shpejtë në të gjithë dokumentet e legjislacionit primarë dhe sekondar si dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme për citim.