Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 05 Shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërksë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.                                                       

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale ” Lëndimi i rëndë trupor”