Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar ne kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe katër (4) persona për veprën penale “Sulmi”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” si dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale.  Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Importi dhe eksporti i armëve”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar  një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar  një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Grabitje në tentativë”.