Prishtinë, 11 shkurt 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Kanosja” , ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Ngacmimi” , ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” , ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.