Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave, dhe një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së arrestit shtëpiak, kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa tjetri veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Po ashtu, nga ky departament, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar katër  (4) persona të dyshuar. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Ngasja e automjetit në gjendje të dehur”.

Aktakuzat:

Tri  (3) aktakuza, kundër tre  (3) personave  për veprën penale  “Dhunë familje”;

Dy (2) aktakuza, kundër dy  (2) personave  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet  e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuzë kundër tetë (8)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe “Mashtrimi”.