Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 20 Shkurt 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person me urdhër arrest, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

 

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’.