Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda – prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprat penale: “Vrasja e rëndë në tentativë” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas KPRK—së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 

 

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale ‘’Grabitja’’ si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale Kanosje.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për vepra penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për vepra penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale “Kanosja”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.