Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 04 Korrik 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e dy (52) aktakuza kundër pesëdhjetë e katër (54) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit apo masave tjera kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të parabrugimit kundër gjashtë (6) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë  (5) persona, si dhe ka parashtruar një (1)  kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

 Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ 11 – 11 13 – 14 17 – 17 6 – 7     4 – 4      1 – 1 / 52 – 54
Ndalimet / 7 / 5      2 2 / 2 18
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ 2 – 2 2 – 6 1 – 1 / /       1 – 1 / 6 – 10
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / /        / / /

 

 1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                          //////////

 2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi, i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar pesë  (5) persona. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” .

Kërkesat për paraburgim apo masat tjera :

Një (1) kërkesë për caktimin arrest shtëpiak ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Aktakuzat: :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale “Dhuna ne Familje”;

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale Lendim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi  për veprën penale Uzurpimi  i paligjshëm i pronës  se paluajtshme ”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personave për vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Tri (3) aktakuza kundër tre  (3) personi për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri  (3) aktakuza kundër tre  (3) personi për vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Dhuna në familje”.

5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në njërin rast një (1) person ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Privimi i kundërligjshëm i lirisë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotiëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i leht trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Dhënia e ryshfetit”.

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ”Hyrja në sistemet kompjuterike”.

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda,  me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.