Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

28 Mars 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e një (71) aktakuza kundër tetëdhjetë e gjashtë (86) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër tridhjetë e nëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje pej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 ///////

 

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ndihma’’.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e pesë  (35) aktakuza kundër tridhjetë e nëntë (39), për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Mashtrimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim  të paautorizuar të armëve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjithsej gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar. Një (1) personi ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje “ dhe një  (1) person për veprën penale “Zjarrvënia”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Rrëmbimi” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja  në kontroll, posedime a paautorizuar e armëve”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje pej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Detyrimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.