27 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e nëntë (99) aktakuza kundër njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, i dyshuar për kryerje të veprës penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzet e shtatë (27) aktakuza kundër dyzet e dy (42) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza ndaj njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje pej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe një (1) person për veprën penale ‘’Kanosja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e shtatë (27) aktakuza kundër katër dhjetë e dy (42), për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Tre (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ’’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ’’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënia” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejëm ka ngritur gjithsej njëzet e një (21) aktakuza ndaj njëzet e dy (22) personave, dhe atë me detaje si më poshtë:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në Familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “Ngasja në gjendje te paaftë apo të dehur” ;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, vepra penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ”Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Ndërtim pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për vepër penale “Kanosje” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për vepër penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Legalizim i përmbajtjes së rreme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Mashtrimi me subvencione”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Cenimi i paprekshmërisë se banesave dhe objekteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, vepra penale ”Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje pej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Detyrimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Ngacmimi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja“,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Zjarrvënia” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër (5) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.