25 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e katër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetë e një (91) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30), për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’.
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Deklarimet e rreme’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vetëgjyqësia’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tenativë”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara. Dy (2) kërkesa kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se secili nga të pandehurit veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizrem, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “sulmi”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza ndaj njëzet e një (21) personave, për veprat penale si në vijim:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në Familje”;
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ” Shpërdorim i pasurisë se huaj “;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “ Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” ;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Ndërtim pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Vrasja e rëndë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”.