Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

22 Mars 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e një (91) aktakuza kundër njëqind e gjashtë (106) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë paraqitur trembëdhjetë (13) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe janë ngritur tridhjetë e katër (34) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tetë (8) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tridhjetë e dy (32) kundër dyzet e një (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj tre (3) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se e kanë kryer veprën penale:  “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ushtruar një (1) kërkesë  për një (1) person për caktimin e masës së paraburgimit për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’, si dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për një (1) person për caktimin e masës së paraburgimit për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e katër  (34) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35), për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale’’ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale “Keqpërdorimi i besimit’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Ngacmimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. Një (1) kërkesë kundër tre (3) personave për veprën penale “Trafikimi me njerëz” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizrem, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautoriozuar e armëve apo materieve plasëse”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar. Një (1) personi ndaluar për veprën penale “Falsifikimi parasë ” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje “ dhe një  (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi parasë”

Aktakuzat :
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tridhjetë e dy (32) kundër dyzet e një (41) personave, për veprat penale si në vijim:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhunë në familje”

Katër (4) aktakuzë kundër pesë (5) personi për veprat penale “Kanosje”

Tri (3) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”

Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi apo pengimi i personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi me subvencione”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur apo të paftë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrim”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Uzurpimi i pronës se paligjshme “

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të një personi tjetër”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja  në kontroll, posedime a paautorizuar e armëve”

 

6.      Prokuroria Themelore Gjilan

 /////////

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale “Lëndimi i lehtë trupor”.