06 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e tetë (38) aktakuza kundër dyzet e tetë (48) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi’’, si dhe ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza kundër njëzet e gjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për paraburgim kundër tre (3) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda – me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar tre (3) persona për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Departamenti për të Mitur – me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Sulmi’’.
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Kanosje’’ dhe Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’’, ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, si dhe një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur – me urdhër të Prokurorit të shtetit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Sulmi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e një (21) aktakuza kundër njëzetë e gjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale “Dhuna në familje’’.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Sulmi’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizrem, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, i dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshem, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në Familje”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për paraburgim kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’, ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar dy (2) persona, në një rast, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Kanosja”.