28 Shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza kundër nëntëdhjetë e gjashtë (96) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër tridhjetë e tetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur-me urdhër te Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’ si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vrasje ne tentative’’.
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunimi’’, një (1) person për vepër penale ‘’ Sulmi’’, dhe një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër tridhjetë e tetë (38) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepër penale “Kanosja’’.
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale “Sulmi’’.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Cenimi i të drejtave të autorit’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Gjuetia e kundërligjshme’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhunimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngasja në gjendje e të paaftë apo të dehur’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuzë kundër njëzet e dy (22) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Nbjë (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i letë trupor”;
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave të një pronësorë të një personit tjetër”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave” në tentativë dhe bashkëkryerje dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.