16 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza kundër dyzet e dy (42) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikim i dokumentit’’, dhe një (1) person për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale: ‘’Vrasja e rëndë ‘’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’ Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje 48 orëve. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, një person për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” si dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” sipas KPRK-së.
Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit,ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhënie e ryshfetit“, si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera) :
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Vrasje në tentativë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Vjedhja e rëndë”dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Falsifikimi i dokumenteve”.