Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

15 Janar 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve të fundit,  nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër dyzet e pesë (45) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka ushtruar tre (3) kërkesa për caktimin e masës e paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orëve, dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                              //////////

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime te Renda- Prokurori Kujdestar ka ushtruar  një  (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Vrasja në tentative’’.

Departamenti për të Mitur – prokurori  kujdestar ka ushtruar  një  (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Departamenti i Përgjithshëm – prokurori Kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për tre (3) persona për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtate (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje 48 orëve. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehët trupor”, një person për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se huaj ”,si dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Përdoromi i armës apo mjetit të rrezikshëm ” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar e armëve ”

Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në posedim, kontroll e paautorizuar e armeve”                      

 5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja ose dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

/////////

 

 7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprat penale  “Vrasje në tentativë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,  një (1) person për veprën penalë “Ngacmimi“ , si dhe një (1) person, për veprën penale  “Kanosja“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

 8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Lënimdi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.