Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 02 Korrik 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e tre (63) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/  31 – 32 7 – 7 / 8 – 12     5 – 8       1 – 1 3 – 3 55 – 63
Ndalimet / 5 3 1       2 2  2 1 16
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ 4 – 4 / / 1 – 1            / / 5 – 5
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / /        / / /

 
1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                          //////////

2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja” dhe tre (3) persona, në raste ndaras, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Detyrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Grabitja”.

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi”.
                     
5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se njëri ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa tjetri veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepër penale “Dhunë në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për veprat penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shtytje’’ në kryerje të veprës penale të përdorimit të armës.
 

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orëve, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.