13 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, dhe ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizrent, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
/////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’, ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të vepës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
/////////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
/////////