12 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, dhe janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orëve.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe një (1) person për veprat penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, “Shantazhi” dhe “Fotografimi apo incizimi i paautorizuar”sipas KPRK-së.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
///////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vjedhja” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të vepës penale “Ngacmimi”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera) :
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kanosja“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.