Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

11 Janar 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e shtatë (37) aktakuza kundër pesëdhjetë e dy (52) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, dhe janë parashtruar tetë (8) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tretëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orëve,dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                              //////////

 

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i falimentimit”.

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve  ”.

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”.

 

 3.      Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizrent, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur tretëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Zjarrvënia”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

 5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprave penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, dhe ‘’Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme’’, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale ‘’Grabitja në tentativë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,  një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprat penale penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, dhe ‘’Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Grabitja në tentativë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vjedhja” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të vepës penale “Ngacmimi”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penalë “Kanosja “.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.