05 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetë e tre (53) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të prokurorit ka ndaluar (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, dhe një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i përgjithshëm– prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona, për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Grabitja”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) përsonave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vrasja e rëndë”.