04 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e tri (53) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar (2) persona për veprën penale për veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.
Departamenti për të mitur – me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprat penale “dhunë në familje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i përgjithshëm – prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”
Departamenti i krimeve të rënda – prokurori i shtetit ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave, për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e nëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “ngacmimi”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Flasifikimi i dokumentit”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “ Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
///////
4. Prokuroria Themelore Pejë
/////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Shantazhi’’, ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” dhe “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
////////
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale nga neni 184 të KPRK-së .
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.