Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 08 Nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e një (41) aktakuza kundër pesëdhjetë e një (51) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e dy (22) persona, dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Gjithashtu, është realizuar një operacion kontrolli, dhe gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gram;
-67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.103.84;
-5 telefona;
-1 automjet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe për të njëjtin rast realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi në Prizren, dhe gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                            ////////

 

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, katër (4) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave,, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

 3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, pesë (5) persona, njëri nga ta i mitur, të dyshuar se në bashkëryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Zjarrvënia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Sekuestrimet:

Me rastin e arrestimit të pesë (5) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, është realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi në Prizren , dhe gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gram;
-67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.103.84;
-5 telefona;
-1 automjet.

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave në raste të ndara për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1)  aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale ““Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Po ashtu, ky departament, ka parashtruar kërkesë për caktimin  e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.