Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

06 Nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e tetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetë e katër (54) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e katër (24) persona,  se dhe janë parashtruar tetë (8) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzet e një (21)  aktakuza kundër njëzet e gjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në katër raste të ndara, ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                            ///////////

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, tre (3) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërsa Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenjë (21)  aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4)  personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:                        

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur), për shkak të veprës penale “Grabitja”. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi (i mitur), për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

 5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet e një (21) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Dhuna në familje”,

Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”

dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithsëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje “.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4)  personave, për kryerjen e veprave te ndryshme  penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, kurse,  një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”,  një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”, një (1) kërkesë është parashtruar kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” , një (1) kërkesë është parashtruar kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.