Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

05 Nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e gjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetë e dy (72) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona si dhe ka ngritur tridhjetë e gjashtë  (36) aktakuza kundër tridhjetë e gjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur), si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndalaur gjashtë (6) persona të dyshuar në raste të ndara dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                            ///////////

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi” dhe  një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër tridhjetë e gjashtë (36) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave,, për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Detyrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:                        

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person (i mitur), për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrka më posedim e pasurisë së luajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

 5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste të ndara. Një (1) person për veprën penale “Dhunimi”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Deklarimet e rreme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orëve, për shkak të dyshimit të veprës penale në bashkëkryerje “Marrja e ryshfetit”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi” dhe një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.