Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

03 Nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 ////////////

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprave penale “Mashtrimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren

                            ////////////

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

  

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

//////////

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

                           //////////