Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 20 Gusht 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e tetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, i dyshuar për kryerje të veprës penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, e urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar  një  (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7)  aktakuza kundër dymbëdhjetë (12)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1 – 1 2 – 2 12 – 19 8 – 8 4 – 5 15 – 15 7 – 12 6 – 6 55 – 68
Ndalimet / 3 1 1       3 / 3 / 11
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ / / / / 1 – 1 / / 1 – 1
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin77 të KPRK-së.

 2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së palujtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (2) aktakuza kundër një  (2) personi për vepër penale “Ndërtim pa leje”;
Një (1) aktakuza kundër një  (1) personit  për vepër penale  “ Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Rrezikim i trafikut publik”;

Një (1) aktakuza kundër një  (1) personi për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ dhe (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armeve”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

 7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“, një (1) person, për veprën penale “Sulmi seksual“, si dhe një (1) person, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “ dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Zjarrvënia“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja“,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”,

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.