Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 30 Qershor 2024   Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndalur për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ / / / / / / / /
Ndalimet / 2 3 /      / 1 1 / 7
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ 1 – 1 1 – 1 / 2 – 2 /       1 – 1 / 5 – 5
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / /        / / /

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

                                         ///////////

2.      Prokuroria Themelore në Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

3.      Prokuroria Themelore në Prizren:

Ndalimet  e personave me urdhër të prokurorit:
Depratamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona për shkak të veprave penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi (i mitur) për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

4.      Prokuroria Themelore në Pejë:

                                ////////

5.      Prokuroria Themelore në Gjilan:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

/////////