Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Admir Shala, drejtuar familjes së avokatit të ndjerë, Rexhep Hasani

Prizren, 03 tetor 2022

E nderuara familje Hasani,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, avokatit Rexhep Hasani.

Më lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia të sinqerta për Ju si familje, dhe për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e avokatit Hasani.

Kujtojmë se avokati Rexhep Hasani ishte shembull, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucioneve të drejtësisë dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!