Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Prizren

Prizren, 26 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren brenda javës, nga data 19 – 25 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej nëntëdhjetë e shtatë (97) lëndë me njëqind e tridhjetë e një (131) persona.

 

Në mesin e lëndëve të pranuara, njëmbëdhjetë (11) lëndë me njëmbëdhjetë (11) persona kanë qenë për dhunë në familje.

 

Po ashtu, gjatë kësaj jave janë ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza kundër shtatëdhjetë e shtatë (77) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Këto aktakuza janë ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Departamenti i Përgjithshëm.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj jave me urdhër të prokurorëve kujdestar, janë ndaluar dhjetë (10) persona, në dhjetë raste të ndara, për të cilët është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit.