Share on

Facebook

Kryeprokurori i Prizrenit Priti në Takim Avokatin e Popullit

Prizren, 18 Mars 2025 –Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në një takim pune Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me bashkëpunëtor, ku u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet gjatë përmbushjes se kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.

 

Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorisë së Prizrenit, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e  Kosovës.

 

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion  të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.