Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Kryeprokurori i Prizrenit dekorohet nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë

Prizren, 29 Maj 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z.Admir Shala, u dekorua me mirënjohje nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z.Michael Davenport, në një cermoni të mbajtur në Prizren, për nder të 25 – vjetorit të OSBE-së në Kosovë.

Kryeprokurori Shala, u dekorua për përkushtimin në avancimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Gjatë kësaj ceremonie, Ambasadori i OSBE-së, Davenport theksoi se, puna e Prokurorisë Themelore në Prizren e udhëhequr nga Kryeprokurori Shala, ka luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e ndryshimeve pozitive brenda komunitetit dhe më gjerë, e cila në vazhdimësi ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në anën tjetër, Kryeprokurori Shala, falenderoi Misionin e OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm në sistemin e drejtësisë në Kosovë.