Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Falenderim i Kryeprokurorit Admir Shala për rolin dhe kontributin e çmuar të prokurorëve Shahadin Destani dhe Naim Gashi, në Prokurorinë Themelore në Prizren

Prizren, 31 Maj 2024-  Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar një takim lamtumirës për dy prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm, Shahadin Destani dhe Naim Gashi, të cilët nga kjo prokurori janë avancuar dhe do të vazhdojnë punën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Më këtë rast, Kryeprokurori Admir Shala, falenderoi dhe përgëzoi prokurorët për kontributin e dhënë në Prokurorinë Themelore në Prizren, po ashtu çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, në avancimin e proceseve dhe arritjen e objektivave të prokurorisë. Njëherit, prokurorëve Destani e Gashi, i uroi suksese në rrugëtimin e tyre profesional dhe jetësor.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë në këtë prokurori, Kryeprokurori Shala, ndau mirënjohje falenderimi për prokurorët Shahadin Destani dhe Naim Gashi.