Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Aktakuzë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Prizren, 04 shkurt 2022 Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.B., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni  267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 07.01.2022  rreth orës 23:10 minuta në Prizren, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes  substanca psikotrope të llojit Marihuanë, në atë mënyrë pasi që ndalet nga një patrullë e policisë dhe pas kontrollimit tek i akuzuari janë gjejnë qeset e plastikës të mbushura me substancë të dyshuar me Marihuanë me peshë 8.65 gram dhe katër (4) qese të thata të plastikës të cilat shërbejnë për ndarjen dhe vendosjen e narkotikut, ndërsa, shoku me të cilin ka qenë bashkë atë natë L.K., i është gjetur një (1) mulli ”grinder” dhe disa rizlla OCB.

Me këto veprime, i pandehuri S.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.