Prokuroria Themelore Prizren

Share on

Facebook

Aktakuzë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve

Prizren, 05 prill 2022 Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet në paraburgim nga data 08.03.2022 për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “B lerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 , sipas Kodit  Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 08.03.2022 , rreth orës 13:15, në pikën kufitare të Vërmicës, pa autorizim shpërndan, transporton, dërgon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë , në atë mënyrë që kur vjen në pikën kufitare të Vërmicës, me ç’rast ka qenë duke e drejtuar automjetin e markës ‘’Mercedes Benz’’, gjatë kontrollit të automjetit nën ul ësen e tij është gjetur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 736.20 gram , e cila edhe është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.