23 Mars 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, i dyshuar për kryerje të veprës penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tetë (8) persona,të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dhjetë (10) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona për veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’, ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
////////
4. Prokuroria Themelore Pejë
/////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
/////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dhjetë (10) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
////////