Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

26 Shkurt 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve te fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e pesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetë e dy (52) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë persona (16) persona, si dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

 

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- Prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor’’.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e Pyllit’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Fajdeja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Keqpërdorimi i besimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprënp enale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave. Ndaj dy (2) personave është parashtruar kërkesa në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë” e mbetur në tentativë, veprën penalePjesëmarrja në rrahje” dhe veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Një (1) kërkesë tjetër është parashtruar në drejtim të veprave penale “Dhuna në Familje” dhe veprën “Kanosja” ndaj personit zyrtar. Dhe një tjetër kërkesë është parashtruar në drejtim të veprës penale “Duna në Familje”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjitshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. Kurse, një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprave penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërsa, një (1) person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.