24 Shkurt2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmi që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, si dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy nga ta janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në Familje” dhe dy të tjerë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
////////
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjitshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
////////