Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

23 Shkurt 2025  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave.  

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

////////

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri nga ta është ndaluar për veprën penale “Dhuna në Familje” dhe tjetri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

/////////

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjitshëm, ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Detyrimi”, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe ka ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy (2) raste të ndara, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penalë “Dhuna në familje“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje“.

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 ////////