22 Shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e tetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e shtatë (67) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Speciale, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’, po ashtu ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur, njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur gjashtë (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale, me urdhër të prokurororit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, me dyshimin se kishin për të kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 i KPRK-se, lidhur me veprën penale “Veprimet përgatitore për Vrasjen e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.13 të KPRK-se.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, dhe një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgim kundër dy (2) personave (të mitur), për shkak të veprës “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar, i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat :
Një (1) aktakuze kundër dy (2) personave për vepër penale “ndërtimi pa leje”.
Një (1) aktakuze kundër dy (2) personave për vepër penale “vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuze kundër dy (2) personave për vepër penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Një (1) aktakuze kundër një (1) personi për vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” .
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi seksual’’ dhe ‘’Manipulimi me prova’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjitshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penalë “Dhuna në familje“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.