Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

06 Dhjetor 2024  – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e një (41) aktakuza kundër dyzet egjashtë (46) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                                              //////////

 

 2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

 

 3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizrent, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Grabitja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona. Njeri nga ta për veprën penale “Ngacmimi” dhe tjetri për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Vetëgjyqësia”;

 

 5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuza, kundër një (1) personi, për veprat penale “Prodhimi i ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuza, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuza, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuza, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Një (1) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy  persona për veprën penale “Mashtrimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Një kërkesë kundër një personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Një kërkesë kundër një personi për veprën penale  “Vjedhja e rëndë”.

 

 8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.