03 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e shtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e gjashtë (66) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Nga prokurori Special janë bërë dy (2) kërkesa ndaj dy (2) të pandehurve për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar (1) person për veprën penale për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për të mitur – me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprat penale “dhunë në familje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave , për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër Dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
/////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Shantazhi’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në dy raste të ndara, njëri person është ndaluar për shkak të veprave penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa personi tjetër për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Prokuroria Themelore në Mitirovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprat penale nga neni 370 të KPRK-së .
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.